LED – ekrane te ndryshme ledwall

Led.al është degë e Prosound, e specializuar në importin, shitjen, instalimin dhe konfigurimin e ekraneve LED në Shqipëri.

Prosound solli ekranin e parë LED në Shqipëri në vitin 2011, me përmasa 3m x 2m dhe rezolucion 6mm. Ky ekran u përdor për prezantimin e AUDI Q3 në Pallatin e Kongreseve, në bashkëpunim me Porsche Albania. Gjatë viteve, Prosound ka investuar mbi 300 metra katrorë LED me rezolucione të ndryshme, duke synuar ofrimin e shërbimeve cilësore për evente të ndryshme. Led.al u krijua për të mbuluar ekskluzivisht sektorin e shitjeve të ekraneve LED.

Eksperienca jonë shumëvjeçare në sektorin e shërbimeve na bën të sigurt dhe të vendosur për të vazhduar si kompania lider në Shqipëri në fushën e ekraneve LED.

Prosound nisi aktivitetin e saj në vitin 2006, fillimisht duke importuar dhe shitur pajisje audio dhe ndriçimi, e më pas duke ofruar shërbime të specializuara. Themeluesi i kompanisë, z. Kliton Gjika, ka pasur një vizion të qartë që në fillim: “Ofrimin në tregun shqiptar të pajisjeve cilësore dhe inovative me çmime konkuruese.” Ky vizion është realizuar me sukses falë punës dhe përkushtimit të stafit profesional të kompanisë.

Sot, Prosound numëron mbi 40 punonjës të kualifikuar dhe zotëron teknologjinë më të avancuar në këtë sektor. Operojmë në tregun shqiptar duke mbështetur eventet më të rëndësishme si koncerte, promocione dhe konferenca, si dhe duke ofruar pajisje audio-vizuale nga markat më prestigjioze në